Itali - Finalizohen negociatat për Memorandumin e parandalimit të fenomenit të të miturve të pashoqëruar - Ministria e Brendshme
Postuar më: 08/11/2018

Itali – Finalizohen negociatat për Memorandumin e parandalimit të fenomenit të të miturve të pashoqëruar

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda po zhvillon një vizitë pune në Itali, në krye të një delegacioni ekspertësh, që përfundoi negociatat për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi me Italinë për parandalimin e fenomenit të të miturve të pashoqëruar dhe ri-integrimin në shoqërinë shqiptare. Ky memorandum parashikon masa për zvogëlimin e numrit të të miturve të pashoqëruar shqiptarë në Itali.

Palët ranë dakord për variantin e përbashkët përfundimtar dhe në takimin e radhës ai do të nënshkruhet nga zyrtarët e dy vendeve. Në marrëveshjen e propozuar parashikohet një rritje e bashkëpunimit dhe mbështetje nga pala italiane për autoritetet shqiptare.