Operacioni për goditjen e grupit të tjetërsimit të tokave në Lezhë - Ministria e Brendshme
Postuar më: 22/10/2018

Operacioni për goditjen e grupit të tjetërsimit të tokave në Lezhë

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Krimeve të Rënda, në kuadër të goditjes së fenomenit të tjetërsimit të tokave në zonën e Lezhës kanë goditur një grup të strukturuar kriminal.

Të arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave ose formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë 17 persona:

1.Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, nga Lezha;
2. Arben Ndoka, nga Lezha;
3. Vlash Gazulli, nga Lezha;
4. Zef Ndoka, nga Lezha;
5. Zef Lazri, nga Lezha;
6. Lule Zeneli, nga Lezha;
7. Marjeta Perskura, nga Shkodra;
8.  Bledi Ndokaj, nga Lezha;
9. Vasil Nika, nga Lezha;
10. Kol Lleshi, nga Lezha;
11. Luigj Paloka, nga Lezha;
12. Mimoza Ndoka, nga Lezha
13. Paulin Simoni, nga Lezha.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë:
1.    E.S., nga Lezha;
2.    B.C., nga Lezha;
3.    E.Gj., nga Lezha;
4.    G.Z., nga Lezha.

Në 2018, që nga muaji mars e deri sot, në këtë qark, në bashkëpunim me Prokurorinë janë finalizuar me sukses 3 goditje me procedime të punonjësve shtetërore në institucionet përgjegjëse, të dyshuar për implikim në tjetërsimin e tokave në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit të dokumentave duke shpërdoruar detyrën.

Kështu në Mars 2018, në operacionin “Ranishtja 4” u arrestuan dhe ndaluan 12 zyrtarë publikë si dhe u shpallën në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, duke e shndërruar nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore. Ndër shtetasit e arrestuar ishin Kryetari dhe Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe Kryetari i Qarkut Lezhë.

Në Tetor, në operacionin “Hipoteka” u godit një grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekave dhe përfitues pronash, të cilët me falsifikime dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke.