"Forca e Ligjit"/Operacionet Nëntor '17 - Shtator '18 - Ministria e Brendshme
Postuar më: 25/09/2018

“Forca e Ligjit”/Operacionet Nëntor ’17 – Shtator ’18

Forca e Ligjit “Nëntor 2017 – Shtator 2018”

Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” janë skeduar 41 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore (që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë ose/dhe me shtrirje në vendet e tjera) të cilat janë objekt i punës së Task Forcës Speciale Qendrore dhe 12 Task Forcave Rajonale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Shtator 2018 janë kryer 19 goditje në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, janë goditur 9 grupe kriminle, janë sekuestruar mbi 16 milion euro pasuri dhe asete të dyshimta me burim kriminal, janë arrestuar mbi 130 persona, si dhe vijon hetimi penal lidhur me asetet e paligjshme të tyre.