Takimi i 3-të i Komitetit Kombëtar Drejtues të Projektit “Mbështetje rajonale për menaxhimin e migracionit me fokus tek mbrojtja në BP e Turqi” - Ministria e Brendshme
Postuar më: 11/09/2018

Takimi i 3-të i Komitetit Kombëtar Drejtues të Projektit “Mbështetje rajonale për menaxhimin e migracionit me fokus tek mbrojtja në BP e Turqi”

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda kryesoi takimin e tretë të Komitetit Kombëtar Drejtues të Projektit “Mbështetje rajonale për menaxhimin e migracionit me fokus tek mbrojtja në Ballkanin perëndimor dhe Turqi”, pjesë e Programit rajonal IPA II. Në fjalën e saj ajo u ndal në rëndësinë që ky projekt ka në menaxhimin çështjeve të migracionit.

“Vlerësojmë se ky projekt  është i një rëndësie të veçantë, duke qenë se ka ofruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe tërësore rajonale të sistemeve efektive të menaxhimit të migracionit, si pjesë e procesit të anëtarësimit, duke përhapur në të gjitha vendet përfituese standardet dhe praktikat më të mira të BE-së në menaxhimin e çështjeve sensitive të migracionit”, tha Voda.

Zv.ministrja u shpreh optimiste që bashkëpunimi i suksesshëm midis të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë proces, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Në kuadër të këtij projekti janë zhvilluar një seri aktivitetesh, si trajnime dhe diskutime, të cilat kanë ndihmuar autoritetet shqiptare për një menaxhim më të mirë ndaj flukseve migratore të përziera duke bërë identifikimin e tyre, regjistrimin dhe kthimin e mekanizmave, përforcimin e sistemeve për mbrojtje ndërkombëtare, rritjen e shkëmbimit të informacionit jopersonal në rajon dhe duke kontribuar në krijimin e mekanizmit vullnetar në vendet përfituese”, shtoi ndër të tjera zv.ministrja e Brendshme.