Takimi i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/08/2018

Takimi i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit

Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, kryesuar nga Zëvendësministrja e Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda.

Në takim morën pjesë anëtarët e Marrëveshjes së Funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit: Zv.ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku, Oficeri i të Drejtave të Njeriut në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Ian Crawford përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nga Shërbimi Social Shtetëror, nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, nga Ambasada Angleze, nga organizatat ndërkombëtare, si: Terre des Hommes, World Vision, ARSIS dhe Koalicioni Kombëtar i Strehëzave Antitrafik, etj.

Anëtarët miratuan planin e punës, hartuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për përmbushjen e Rekomandimeve të TIP Report 2018, të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjithashtu u prezantuan termat e referencës së Bordit Këshillimor të Viktimave të Trafikimit, si dhe u miratua kërkesa e Mary Loreto Foundation lidhur me anëtarësimin e saj në MKR.

U ra dakord për mbështetjen me fonde të qendrave jopublike që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit si dhe për marrjen e masave për hartimin e kalendarit të Muajit Antitrafik.

Takimi doli me rekomandime lidhur me aktivitetet e parashikuara në planin e punës për adresimin e Rekomandimeve të TIP Report, lidhur me sugjerimet e bëra nga pjesëmarrësit mbi termat e referencës së Bordit, adresimin e problematikës së fondeve për qendrat jopublike, hartimin e planit të fushatës ndërgjegjësuese për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit në muajin Tetor 2018.