Arrestohet një punonjës i Gardës për dhunë në familje - Ministria e Brendshme
Postuar më: 07/08/2018

Arrestohet një punonjës i Gardës për dhunë në familje

Arrestohet në flagrancë punonjësi i Gardës së Republikës, shtetasi Aurel Abazi, 31 vjeç, për shkak të dhunës fizike të përsëritur ndaj ish-bashkëjetueses E.I. nënës dhe motrës së saj.

Ndaj shtetasit është bërë kallëzim nga bashkëjetuesja ditën e sotme. Menjëherë pas kallëzimit, strukturat e SHÇBA, në bashkëpunim me prokurorin Julian Xhengo dhe oficerët e policisë gjyqësore janë vënë në lëvizje duke arrestuar në flagrancë autorin.

Akuza që rëndon mbi punonjësin e gardës është “Dhunë në familje”, pasi shtetasi dyshohet se dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten dhe në këtë rast edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së saj.