Deregulimi – Asnjë certifikatë nga Zyrat e Gjendjes Civile, të ofrohen nga institucionet shtetërore - Ministria e Brendshme
Postuar më: 06/08/2018

Deregulimi – Asnjë certifikatë nga Zyrat e Gjendjes Civile, të ofrohen nga institucionet shtetërore

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, në kuadër të procesit të deregulimit kanë zhvilluar një takim me përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në Prefektura dhe Nënprefektura.

Znj.Voda dhe Drejtori Doracaj kanë përcjellë porosinë e prerë që zyrat e gjendjes civile të mos lëshojnë asnjë certifikatë personale apo familjare, pasi institucionet shtetërore kanë detyrimin t’i lëshojnë vetë këto dokumente.

Me inciativën e Qeverisë shqiptare, veprimtaria e Drejtorisë së Përgjithshme e Gjendjes Civile, si dhe institucioneve të tjera shtetërore që ofrojnë shërbime është orientuar drejt shërbimit elektronik, nëpërmjet portalit unik e-albania, përfitues të të cilit janë institucionet shtetërore dhe vetë individët, personat fizikë të regjistryar si përdorues të këtij sistemi.