Finiq, Sarandë - Mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 03/08/2018

Finiq, Sarandë – Mbledhja e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari foli mbi masat e sigurisë, shërbimin e përforcuar të Policisë së Shtetit në zonat turistike, me fokus të veçantë në plazhe dhe gjatë zhvillimit të eventeve të rëndësishme kulturore.

Në disa evente ka patur pjesëmarrje të lartë të turisteve te huaj. “Në qarkun e Vlorës, – u shpreh zv.ministri Lamallarim, – është rritur numri i kullave të vrojtimit përgjatë vijës bregdetare nga 7 që ishin vitin e kaluar, në 80 kulla vrojtimi këtë sezon”. Kjo sipas tij, ka patur një impakt pozitiv, të reflektuar në uljen e ndjeshme të numrit të jetëve të humbura në plazhe.

Z.Lamallari tha se bashkëpunimi me aktorët e tjerë në fushën e mjedisit, njësitë vendore etj. merr rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen e sezonit turistik, adresimin e çështjeve që lidhen me të, si ndotja akustike, ndotja e mjedisit dhe zbatimi në tërësi i përgjegjësive përkatëse.