Praktikat më të mira për migracionin/Zv.ministrja Voda pret homologun nga Kosova - Ministria e Brendshme
Postuar më: 27/06/2018

Praktikat më të mira për migracionin/Zv.ministrja Voda pret homologun nga Kosova

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda priti një delegacion nga Kosova, kryesuar nga zv.ministri i Brendshëm njëkohësisht Koordinator Nacional për Migrimin, Izmi Zeka.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e migracionit të paligjshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të të dy vendeve.

Diskutimet u ndalën edhe te fenomeni tashmë i evidentuar, edhe nga UNHCR-ja, që azil kërkuesit nga vendet e treta po e përdorin Shqipërinë dhe Kosovën si pikë ndalimi ose pushimi për të vazhduar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

  • No posts found.