Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimit - Ministria e Brendshme
Postuar më: 30/03/2018

Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimit

Nis projekti “SANCAS” për monitorimin ajror të vendit kundër kultivimit

Kohëzgjatja: Nga mesi i parë i Prillit deri në fund Tetori 2018

Funksionimi: Në bashkëpunim me GdF, në Shqipëri do nisë të zbatohet

Projekti “SANCAS” në kuadër të mbështetjes për Policinë shqiptare, për

monitorimin ajror të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Ky projekt është i ndryshëm përsa i përket financimit të fushatave të kryera më përpara, për vetë faktin se financohet një pjesë nga Bashkimi Evropian.

Tre janë pikat kryesore ku bazohet ai:

  • Në eksperiencën e fituar në kontrollin e territorit dhe luftës ndaj kultivuesve dhe trafikuesve të kanabisit, gjatë vitit 2017;
  • Në një analizë të plotë për të gjithë periudhën paraardhëse, mënyrat e kultivimit, rrugët e trafikimit të kanabisit;
  • Në hartimin, përmes bashkëpunimit, të një strategjie efikase policore por jo vetëm, si dhe në rritjen e orëve të fluturimeve për këtë vit, ku është llogaritur të jenë 30% më shumë se në vitin 2017.