Shkodër/Takim sensibilizues për masat antikanabis për 2018 - Ministria e Brendshme
Postuar më: 13/03/2018

Shkodër/Takim sensibilizues për masat antikanabis për 2018

Në kuadër “Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike” në vijim të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Drejtori I Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues Vehbi Bushati ka zhvilluar sot takimin të organizuar nga Prefektura e Qarkut Shkodër, Prefekti Qarkut Shkodër Z. Çesk Millja, ku në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, Zv/Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Aida Hajnaj dhe Drejtori i Rendit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, përfaqësues nga Prokuroria e Rrethit, SHISH, dhe Forcat e Armatosura, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe të medias, që ka për qëllim, sensibilizimin e komunitetit, në funksion të parandalimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike Cannabis Sativa.

Nga ana e përfaqësuesve të policisë, në këto takime, pjesëmarrësve, u bëhet e qartë vendosmëria e policisë për eliminimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike si dhe u kërkohet mbështetja dhe bashkëpunimi nga strukturat e pushtetit vendorë, institucionet e ndryshme shtetrore, OJF-të dhe gjithë komuniteti në këtë aksion prioritar të Policisë Shtetit, si një faktor i domosdoshën në luftën ndaj këtij fenomeni, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, identifikimit dhe asgjësimit të parceleve të mbjella me bimë narkotike.

Vendosmëria, profesonalizmi, mbështetja, bashkëpunimi dhe përkushtimi i efektivave të policisë të DVP Shkodër dhe Komisariateve në varësi të saj, në luftën ndaj këtij fenomeni është dhe do të jetë i pandërprerë deri në arritjen e qëllimit final: “Heqjen nga harta e kultivimit të bimëve narkotike të gjithë teritorit që gjendet brënda juriksionit të Qarkut Shkodër”.